Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas reshjeve të sotme në vend.
Gjatë ditës së sotme Mehaj ka bërë të ditur pas informacioneve që në Rahovec e Prishtinë mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, ka telefonuar kryetarin Smajl Latifi e Përparim Rama..
Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se dy kryetarë kanë deklaruar se ndërhyrja e FSK-së nuk është e nevojshme.
“Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave”, tha Mehaj,.
Tutje, Mehaj tha se vërshimet kohët e fundit janë bërë të shpeshta dhe sipas tij FSK-së është gjithnjë e gatshme.