Site icon PrishtinaPress

Mehaj takon shefin e kompanisë Baykar: Blerja e dronëve Bayraktar, njëri nga investimet më të mëdha

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot është takuar me shefin e kompanisë “Baykar”, Haluk Bayraktar.

Ai ka thënë se blerja e dronëve Bayraktar ka qenë një nga investimet më të mëdha që janë bërë në ushtri.

“Blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes. Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar. “

Ai tha se pajisjet e ushtrisë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i tyre në suaza të standardeve të NATO-së.

 

Exit mobile version