Site icon PrishtinaPress

Mehaj takon ish-ministrat e Mbrojtjes, vlerëson kontributin e tyre në Ministri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar ish-homologët e tij që kanë udhëhequr me këtë dikaster në qeveritë e kaluara.

Në këtë takim morën pjesë Rrustem Berisha, Haki Demolli e Anton Quni, teksa Mehaj tha se eksperienca e lidershipit ministror, krahas eksperiencës akademike dhe ushtarake është e rëndësishme për proceset aktuale zhvillimore.

“Me këtë rast u shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e tyre në të gjitha fazat e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke vlerësuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka shkruar Mehaj.

Ai tha se të gjithë në këtë takim u pajtuan që, për interesa nacionale të cilat janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë, takime të tilla të realizojnë edhe në të ardhmen.

Kujtojmë se ditë më parë, i pari i Mbrojtjes ka takuar edhe ish-komandantët e FSK-së dhe TMK-së.

Exit mobile version