7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj takon homologun turk, akoma po punohet në marrëveshjen SOFA

Në kuadër të pjesëmarrjes në panairin e teknologjisë ushtarake TKNOFEST në Stamboll në Republikën e Turqisë, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Hulusi Akar.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy vendeve, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej pasi që është duke u punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.

Ministri Akar ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit.

Turqia mbetet partner i Kosovës në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj ka zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës zotin Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit zotin Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso zotin Aimé Berthelemy Simporé./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img