Site icon PrishtinaPress

Mehaj: Takim përshëndetës me djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika

Pas largimit nga pozita e Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar një takim përshëndetës me ushtarët e FSK-së që sipas tij, janë më të zotët e më të mirët që ka vendi.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka theksuar se përderia janë ata, “atdheu është i sigurt”, përcjell teve1.info

“Takim përshëndetës me djemtë më të zot dhe më të mirë që ka Republika.Secili më profesional, më i përgatitur e më i guximshëm se tjetri. Me eksperiencën e tyre të jashtëzakonshme janë shembull dhe mund të jepin leksione edhe shteteve partnere rreth çështjeve të sigurisë.Përderisa i kemi këta, atdheu është i sigurt”, ka shkruar ai.

Exit mobile version