1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj shkruan për arritjet e FSK-së: Atëherë kur e kërkon populli dhe shteti, unë jam i gatshëm t’i shërbej atdheut

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur kënaqësi për arritjet dhe investimet gjatë mandatit të tij nga marsi 2021 deri në gusht 2023. Në një postim në Facebook, ai ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe janë realizuar investime të konsiderueshme në blerjen e armatimeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shkruar për arritjet dhe investimet gjatë kohës sa ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes (mars 2021 deri në gusht 2023).

Mehaj është shprehur i lumtur që gjatë kësaj periudhe janë arritur shifra të larta të investohen në blerjen e armatimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

E për këtë Mehaj ka falënderuar të gjithë ata që ishin kontribuues në këtë nga kabineti i ministrisë e deri te Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Me arritë këtë investim në ushtrinë e Kosovës, ka qenë objektivi ynë kryesore gjatë drejtimit të Ministrisë së Mbrojtjes (mars 2021-gusht 2023). Jam i lumtur që gjate periudhës 2021-2023 për fushën e mbrojtjes janë arritur shifra të larta të investohen në blerjen e armatimit për nevojat e ushtrisë së Kosovës. Kjo është arritur fal punës sonë, bashke me Kabinetin tim, Shtabin e FSK-së, personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe fal përkrahjes të kryeministrit Albin Kurti. Në këtë zinxhir të bashkëpunimit nuk harrojmë as aleatet tonë të NATO-së në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëveshjet shtet me shtet që i bëra gjatë mandatit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Duke uruar që të arrihen objektivat gjatë viti 2024 dhe duke treguar për rreth 500 vizitiata që ua ka bërë familjeve të dëshmorëve gjatë mandatit, Mehaj ka theksuar se “atëherë kur e kërkon populli dhe shteti, unë si asnjëherë me parë jam i gatshëm të i shërbej atdheut tim”.

“Me këtë rast ftoj bashkëkombësit tonë kudo që jonë që të përkrahin Fondin e Sigurisë së Kosovës. Kosova, duhet të anëtarësohet në NATO sepse kjo është siguri për vet NATO-në, Ballkanin dhe Republikën e Kosovës. Uroj që objektivat e fushës së mbrojtjes të i arrinë edhe me tytje nga 2024. Konsideroj se e kam kryer një pjesë të amanetit në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe falënderoj dëshmorët e kombit, familjet e tyre, veteranët dhe invalidet e luftës. Uroj vitin e ri 2024 gjithë shqiptarëve ku do që janë dhe vendeve tona partnere, me shpresën për paqe, siguri e stabilitet në gjithë botën. Një fjalë e urtë popullore thotë: “punë shumë, e fjalë pak” e konsideroj se populli është vlerësuesi me i drejte i punës sime dhe punës sonë në shërbim të popullit. Në vizitë që ju kam bëre mbi 500 familjeve të deshmorve gjithandej Kosovës dhe Shqipërisë, kam theksuar se misioni im i vetëm është forcimi i ushtrisë së Kosovës, objektiv të cilën e kemi arritur si asnjëherë me pare”, ka shtuar Mehaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img