1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj reagon ndaj deklarimeve të Vulinit kundër anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë sot se deklarata kërcënuese dhe tentim shantazhi i ministrit të Brendshëm serb Aleksandër Vulin, pas kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është alarm serioz për vendet anëtare të NATO-s dhe të gjitha vendet e botës demokratike që sot janë rreshtuar në anën e duhur të historisë.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga autoritetet vendimmarrëse të NATO dhe BE-së të dënojnë qëndrimin destruktiv të Vulinit, që nënkuptohet edhe si qëndrim zyrtar i qeverisë serbe.

Postimi i plotë i Mehajt:

“Analogji absolute e qëndrimeve të Vulinit të Serbisë me ato të Putinit të Rusisë

Deklarata kërcënuese dhe tentim shantazhi i Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, pas kërkesës sonë për anëtarësim në NATO, është alarm shumë serioz për vendet anëtare të NATO-s dhe gjithë vendet e botës demokratike që sot janë rreshtuar në anën e duhur të historisë.

Kërkesa jonë legjitime dhe shumë e arsyeshme për anëtarësim me proces të përshpejtuar në NATO, e bënë edhe njëherë plotësisht të qartë, qëndrimin e vërtetë dhe pretendimet e Serbisë mbi Kosovën.

Gjithçka është e qartë,

Analogji absolute në mes pretendimeve absurde të Putinit për gjoja arsyen e agresionit mbi Ukrainën me pretendimet absurde të Vulinit për agresionin e mundshëm të Serbisë mbi Kosovën.

Kjo është edhe një konfirmim i fuqishëm i arsyes, se pse duhet sa më shpejtë Kosova të anëtarësohet në NATO, sepse zgjatimi i Rusisë dhe Putinit mezi pret të realizoj skenarin e ngjashëm mbi vendin tonë.

Qytetarët dhe miqtë e Kosovës pa dallim të të gjitha komuniteteve, të mos bien pre e kësaj gjuhe provokuese, kërcënuese dhe shantazhuese, sepse Republika e Kosovës është e sigurtë, ka të qartë dhe të vendosur orientimin e saj euroatlantik, si dhe ka trasuar shumë fortë rrugën drejtë dyerve të hapura të NATO-s dhe BE-së.

Gjithashtu ftoj autoritetet vendimmarrëse të NATO dhe BE-së të dënojnë këtë qëndrim destruktiv të radhës së Vulinit, që nënkuptohet edhe qëndrim zyrtar i qeverisë serbe”, ka shkruar Mehaj.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se “shteti i tij rrezikohet me konflikt të armatosur” në rast se Kosova anëtarësohet në NATO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img