6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj pret në takim komandantin e ri të FSK-së: Gjeneral Jashari me objektiva të qarta për të ardhmen e Forcës së Sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim komandantin e ri të FSK-së, gjeneralin Bashkim Jashari.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjeneral Jashari i njoftoi me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së.

“Nga ana ime, gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë mbështetjen, bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në.”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me atashen amerikan të mbrojtjes në Kosovë, kolonel Stephen Rose, prita në takimin e parë zyrtar, gjeneral Jasharin, në cilësi të Komandantit të FSK-së.
Me këtë rast, gjeneral Jashari na njoftoi me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së.
Nga ana ime, gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë mbështetjen, bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në.
Nga ana e tij, kolonel Rose e uroi dhe i shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në kuadër të partneritetit tonë të ngushtë me SHBA-në, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së.
 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img