1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj për zjarret në Rugovë: FSK është në gatishmëri për reagim me të gjitha kapacitetet

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se në rajonin e Rugovës kanë zhvilluar operacionin për lokalizimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e tyre.

Ai tha se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me KFOR-in.

“Operacioni është zhvilluar gjatë ditës në koordinim dhe bashkëpunim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it dhe njësisë së zjarrfikës nga komuna e Pejës”, ka shkruar mbrëmë Mehaj.

“Janë duke u bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të lokalizuar vatrat e reja që janë shfaqur, sidomos në mbrëmje nga erërat e shfaqura që po vështirësojnë lokalizimin e tyre.

Njësitet tona edhe pse ishin të gatshme për reagim në Shirokë të Suharekës, fatmirësisht, zjarri u lokalizua paraprakisht nga autoritetet civile”.

Ai ka thënë se gjendja është duke u monitoruar pandërprerë dhe FSK është në gatishmëri për reagim me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img