Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar me rastin e zbulimit të shtatores së dëshmorit të kombit, Afrim Stojku.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Beteja e Koshares ishte ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte e tillë sepse në të vepronin eprorë dhe ushtarë të guximshëm të cilët nuk njihnin frikë as dorëzim, ndër ta ishte edhe Afrim Stojku
“Ushtria e Republikës së Kosovës si pasardhëse e UÇK-së, është duke u forcuar çdo ditë sipas ëndrrës së dëshmorëve dhe martirëve tanë. Zhvillimin e forcës tonë nuk mund ta ndalë e as ta ngadalësoj askush, ajo do tashmë është në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-së dhe është duke avancuar çdo ditë. Ata të cilët ranë për atdhe, na mundësuan ditët që jetojmë sot. Lavdi!”, ka thënë Mehaj.