Site icon PrishtinaPress

Mehaj pas vërshimeve: FSK është në dispozicion me të gjitha kapacitetet e saj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) janë në gjendje gatishmërie të reagojnë në situata emergjente.

Mehaj këtë e ka deklaruar pas vërshimeve në disa qytete të Kosovës si shkak i reshjeve të dendura.

“Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren”, ka deklaruar ministri Mehaj.

“Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e  Reagimit Kombëtar në Emergjenca,  është në gatishmëri të plotë të reagoj me ekipet e specializuara të FSK-së, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave”, vijon postimi i tij.

“FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, përfundon Mehaj./Prishtinapress/

Exit mobile version