Site icon PrishtinaPress

Mehaj njofton se togeri Muçiqi ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se togeri Mendim Muçiqi ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.

Ministri ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të Kosovës.

“Toger Mendim Muçiqi diplomon me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj. Falenderojmë aleatin tonë, Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të oficerëve dhe nënoficerëve në institucione prestigjioze ushtarake si Sandhurst”, ka thënë ministri përmes një postimi në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar “toger Muçiqit i urojmë suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij ushtarake dhe në detyrën për shërbim ndaj vendit”.

Exit mobile version