2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj nga “Bondsteeli”, falënderon KFOR-in amerikan për angazhimin në shuarjen e zjarreve me helikopterë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka vizituar kampin amerikan “Bondsteel”, ku ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për ShBA-të, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë, transmeton “Indeksonline”.

“E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.

Postimi i plotë:

Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë, si dhe garanti kryesor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti,  i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj.

Prandaj, edhe prej vizitës sime në Kampin Amerikan “Bondsteel”, shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.

E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve.

Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj!

Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img