0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj në takim me sekretarin e NATO-s: Kosova e gatshme të strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mori pjesë sot në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Bruksel, ku prezentë ishin edhe përfaqësues nga 53 shtete të tjera si dhe nga NATO.

Në takimin që Mehaj ka marrë pjesë bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe disa homologë të tij nga shtete të tjera, ai ka theksuar se Kosova është e gatshme të ofrojë strehim për 5 mijë refugjatë ukrainas, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“… Edhe një herë shpreha gatishmërinë tonë si Qeveri e si Ministri e Mbrojtjes që në çdo kohë të strehojmë 5000 refugjatë ukrainas, e po ashtu të ofrojmë mbështetjen përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, shkroi ndër të tjera ministri Mehaj në Facebook.

“Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma që mund të shpëtoj jetë e t’i jep fund terrorit”, shkroi tutje.

Ai ka shtuar se Kosova do t’i ofrojë ndihmë Ukrainës brenda kapaciteteve të saj. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img