Site icon PrishtinaPress

Mehaj kujton vëllezërit Bytyqi: Moskërkim falja nga shteti serb tregon për mendësi të pandryshuar të shtetit gjenocidal

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar vëllezërit Bytyqi në 24-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe.

Mehaj ka thënë se moskërkim falja nga shteti serb tregon për një mendësi të pandryshuar të shtetit gjenocidal.

“Ekzekutimi i tyre ashtu si edhe i shumë shqiptarëve të tjerë, dhe mos kërkim falja nga shteti serb, autor i mijëra krimeve në Kosovë, tregon për një mendësi të pandryshuar të shtetit gjenocidal, që fajëson viktimat e le të lirë kriminelët”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai tutje është shprehur se drejtësia duhet vendosur, sepse të vrarët nuk harrohen.

“Sot kujtojmë vëllezërit Agron, Yll e Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë të cilët iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për idealet, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës. Ata luftuan trimërisht e nuk ranë në betejat për çlirimin e atdheut, por u vranë mizorisht nga shteti serb pikërisht pas lufte”.

“Ekzekutimi i tyre ashtu si edhe i shumë shqiptarëve të tjerë, dhe mos kërkim falja nga shteti serb, autor i mijëra krimeve në Kosovë, tregon për një mendësi të pandryshuar të shtetit gjenocidal, që fajëson viktimat e le të lirë kriminelët”, ka përfunduar Mehaj.

Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Exit mobile version