-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj i reagon Vulinit: Bota di të vërtetën e Vukovarit, Srebrenicës dhe Reçakut

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ka reaguar ministrit të Brendshëm serbë, Aleksandër Vulin lidhur me deklaratën për masakrën e Reçakut.

Mehaj ka thënë se nuk është i befasuar nga skenarët antishqiptar e antinjerëzor nga kreatorët e krimeve çnjerëzore.

Më tutje, ministri kosovar i Mbrojtjes tha se bota e di të vërtetën si për Reçakun ashti edhe për Vukovarin e Srebrenicëm. 

“Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve çnjerëzore. Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e  Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut”, ka thënë Mehaj. 

Ky reagim i Mehajt ka ardhur pasi, ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin gjatë vizitës së ekipit  filmik për dokumentarit për Masakrën e Reçakut dhe e ka quajtur “falsifikim” dhe “rrenë” masakrën e Reçakut.

Vulin që ka shërbyer në partinë JUL të Mirjana Markoviqit, gruas së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, ka thënë se detyrë e gjeneratës së re është “t’ia shfaqë botës se Reçaku ishte gënjeshtër dhe se gjaku i fëmijëve serbë bie mbi ata që e kanë zbuluar këtë gënjeshtër”.

Postimi i plotë: 

Të mësuar me mposhtjen e së vërtetës për projektin barbar serb mbi 150 vjeçar për shfarosjen e shqiptarëve, me gënjeshtra e poshtërsi, mundohen ta bëjnë edhe tani pinjollët e kryekriminelit Millosheviç, si Vulin.

Neve nuk na befason asgjë nga skenarët e tillë antishqiptar dhe antinjerëzor të kreatorëve të krimeve çnjerëzore.

Bota di të vërtetën edhe të Vukovarit e  Srebrenicës siç di , parë e ndjerë edhe masakrën e Reçakut.

E Vërteta  e Madhe, gur e shpirt i skalitur është edhe Almiri 14 vjeçar që iu këputë jeta bashkë me 45 familjarë e bashkëfshatarë të Reçakut, për të vetmin “faj” se ishin shqiptarë, nga gjakatarët barbarë serb, që udhëhiqeshin atë kohë nga qeveria kriminale serbe ku bënte pjesë edhe Vuçiq. 

Bota e vlerave demokratike dhe humane duhet të reagoj fuqishëm ndaj kësaj bastardie serbe të radhës, sepse Ne nuk harrojmë kurr!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img