Site icon PrishtinaPress

Mehaj emocionon me kujtimin për nënë Ajshen: Biri i saj Kadri Veseli padrjetësisht mbahet në Hagë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ai tha, se Ajshe Veselin do ta kujtojmë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për liri, përcjell Klankosova.tv.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij. Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë. Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit”, u shpreh Mehaj.

Exit mobile version