6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj, deputetëve: Votojeni krijimin e Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se krijimi i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, sipas standardeve të NATO-s, është e rëndësishme për kërcënimet, sigurinë dhe informacionet që vijnë nga jashtë kufijve të Kosovës.

Mehaj i bëri thirrje kuvendit që ta votojë këtë projektligj në lexim të dytë, pasi sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën.

“Kosova ka nevojë për operacionalitet të këtij ligji për sigurinë e saj, por edhe për sigurinë e partnerëve tanë. Dhe ata prej jush që u përpoqën të ndalonin këtë përparim, shpresoj që Zoti t’ju ndihmojë”, tha Mehaj.

Më tej, ai falënderoi partnerët e Kosovës, komisionin, ish-komandantët, ish-ministrat e Mbrojtjes, parlamentin dhe oficerët e ushtrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img