Një aksion është duke u zhvilluar në disa rajone të Kosovës, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Lajmi për media është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë së Kosovës, Arbnora Luta.
“Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës,” tha Luta.
