Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka thënë se çdo përpjekje për të vepruar sipas urdhrit të arrestit të Vladimir Putinit do të nënkuptonte një “shpallje lufte”.
“Arrestimi i Vladimir Putin do të jetë “shpallje lufte kundër Rusisë”, ka thënë Dmitry Medvedev, raportom Sky News.
I pyetur në një takim me gazetarët rusë nëse kërcënimi i një konflikti bërthamor ka rënë, Medvedev u përgjigj: “Jo, nuk është. Është rritur”.