-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mediumi serb: Vuçiq mund të japë dorëheqje të hënën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Partisë Progresive Serbe, ku ka paralajmëruar vendime befasuese për ditët në vijim.

Gazeta serbe Informer ka njoftuar ekskluzivisht se në vendimet politike që do të merren janë tre variante, e ndër to konsiderohet edhe dorëheqja e Vuçiq.

Janë tre variante të vendimit të Vuçiqit, shkruan Informer:

1. Pranimi i dorëheqjes së gjithë kabinetit të Ana Brnabiqit;

2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme në të cilat Vuçiq nuk do të mund të kandidonte për president;

3. Dorëheqja vetëm e presidentit.

Bëhet e ditur se në mbledhjen e mbajtur, kreu i shtetit serb ka folur për ngjarjet e fundit tragjike dhe përgatitjet për Asamblenë e SNS-së më 27 maj, por edhe ka përgatitur partinë për aktivitet opozitar për herë të parë.

Tutje raportohet se presidenti serb u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se është i ngopur me njërëzit që në çdo situatë krize i bëjnë lajka.

“Siç e dini, unë kurrë nuk jam pajtuar me shantazhet dhe gënjeshtrat e llumeve politike në Serbi, të cilët nuk kanë asnjë ide, plan dhe program, por jam i ngopur me njerëzit tanë që në çdo situatë krize, gjejnë arsye të mjaftueshme për t’i bërë lajka. ana tjetër, më e keqja në Serbi,”- citohet të ketë thënë Vuçiq në mbledhjen e mbajtur.

Informer ka thënë se posedon konfirmimin nga kreu i SNS-së, se mbrëmjen e së hënës në TV Happy, Vuçiq do të shpallë vendime që do ta ndryshojnë Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img