Gazeta serbe “Nova” zbulon se çfarë është rënë dakord me dyer të mbyllura në takimin e fundit në Bruksel.
Sipas kësaj gazete, kryeministri i Kosovës e ka pranuar Asociacionin, derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq është gati për të nënshkruar marrëveshjen pas zgjedhjeve.
“Presidenti i Serbisë pranoi gjithçka, duke përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes, dhe propozoi që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të shkojë në Beograd në gjysmën e muajit të ardhshëm që përkon me periudhën e fushatës zgjedhore”, shkruan “Nova”, duke iu referuar burimeve të saj diplomatike.