Site icon PrishtinaPress

‘Mediumi i tyre’: Dimal Basha harron se RTK nuk është media private, godet gazetarët që u distancuan nga lajmi skandaloz

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, nuk i ka pëlqyer distancimi i gazetarëve të RTK-së nga raportimi skandaloz i po këtij mediumi.

Basha ofendon gazetarët të cilët kanë dalë kundër raportimit të RTK-së, duke pretenduar që “nuk kanë standard”.

“Reagimet janë ok, kur ki standard, por kurrë zëri s’ju ka dëgju për 100 mijë dallavere brenda RTK-së me dekada me radhë, e tash mrena ditës qenkeni bë parimorë sepse e paska përkthy RTK një lajm që s’po ju pëlqen juve!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Ndryshe, Basha ishte ndër deputetët kryesor që publikuan e thanë fjalë të mira për raportimin e mediumit boshnjak, të cilin pa ndonjë hezitim e publikoi edhe RTK-ja në lajmet qendrore.

Shkrimi i Bashës:

Disa gazetarë të RTK-së qenkan solidarizu me Berat Buzhalën, sepse mediumi i tyre e paska përkthy një publikim nga një gazetë boshnjake!

A ka mundësi me na tregu sa herë keni reagu kur RTK bënte lajme për Martinin me trillimet e Buzhalës, që e mirrte për burim një portal me pronar qe ishte dënu për shpifje në Slloveni? Apo atëherë ishit ok se sulmohej Qeveria Kurti, e sot keni ndjeshmëti më shumë se lajmi pe akuzon Buzhalën?

A bën me ua pa juve parimorëve statusat kur kolegët e juaj ua bëjshin ‘me sy’ pushteteve të kaluara?

E ndonjë status kur RTK-ja shkonte në falimentim prej mbipunësimeve, apo atëherë nuk keni pas vërejtje, se ju kanë fluturu për veshi jashtë me çel gojën?

Reagimet janë ok, kur ki standard, por kurrë zëri s’ju ka dëgju për 100 mijë dallavere brenda RTK-së me dekada me radhë, e tash mrena ditës qenkeni bë parimorë sepse e paska përkthy RTK një lajm që s’po ju pëlqen juve!

Exit mobile version