Gazeta gjermane, Kicker e ka vlerësuar Granit Xhakën si mesfushorin defansiv më të mirin për sezonin që lamë pas në Bundesligë.
Ai ishte lideri i mesfushës së Bayer Leverkusenit, duke e udhëhequr skuadrën drejt historisë.
Leverkusen fitoi titullin e parë historik në futbollin gjerman dhe kështu ndali dominimin shumëvjeçar të Bayern Munichut.
Përveç kësaj, “farmacistët“, shkuan deri në finale të Ligës së Evropës dhe e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, pikërisht me golin e kapitenit të Zvicrës.
Pas përfundimit të sezonit, 34-vjeçari luajti rol kyç në shkuarjen deri në çerekfinale të Zvicrës në Euro 2024.