10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Mediumi gjerman: Tensionet mbi Ballkanin Perëndimor, faktor jostabiliteti është Serbia, Merkel gaboi

Media e njohur bavareze “Bayerisches Rundfunk”, përmes dy autorëve të saj, Christoph Kersting dhe Henryk Jarczyk ka shkruar një artikull për tensionet e reja mbi Ballkanin Perëndimor. Pasi flitet rreth së kaluarës së luftrave të viteve 90-ta, ndalet edhe mbi të sotmen e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku vetëm në Sarajevë, ku është vendi që udhëheq me armatën, drejtësinë dhe qeverinë, ka mbi 150 ministri – kjo për të kënaqur tre shtetformuesit: kroatët, serbët dhe boshnjakët.

Për të mos përfunduar këtu, vetë lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, që do duhej t’i shërbente shtetit, flet për “shtet të djallit”.

Politologu Florian Bieber, që e njeh mirë rajonin, mendon se Dodik po tenton të shpërbëjë Bosnjën dhe Hercegovinën, për të fituar vota dhe mbështetje te serbët dhe në të njëjtën kohë të zhvendosë vëmendjen nga korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrave zyrtare, përcjell Express.

Sa i takon Bosnjës, në fund tregohet se jehona duket si para 1992, kur edhe shpërtheu lufta e përgjakshme me rreth 100 mijë të vrarë. 30 vjet më pas ka zëra që flasin për armatosje masive të policisë së entitetit serb në RS të Bosnjës.

Ripërsëritja e historisë

Si pjesë e gabimit mbi këtë situatë në Ballkanin Perëndimor, media e vendos edhe Angela Merkelin, e cila si “prioritet të parë ka pasur stabilitetin”. Kjo ka mundësuar stabilokracinë.

“Faktor jostabiliteti është Serbia” është nëntillu i fuqishëm i artikullit në fjalë, duke bërë përgjegjës direkt qeverinë e Vucic, që mundohet të mbahet edhe me Perëndimin edhe me Rusinë e Kinën.

Por shpresë jepet nga qeveria e re gjermane, ku ministrja e jashtme Annalena Baerbock, nga Sarajeva premtoi “për më shumë prezencë gjermane mbi Ballkan”.

Qyteti i ndarë i Mitrovicës

Pas Bosnjës media ndalet kryesisht për Kosovën dhe veriun e saj në veçanti. Duke treguar për mosmarrëveshjet rreth targave, që u gjet një zgjidhje e përkohshme me ndërmjetësimin europian, qyteti me 80 mijë banorë i Mitrovicës, tregon sesa i vështirë është bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve edhe pas më shumë se 20 vjetë që kur ka mbaruar lufta.

“Që nga fundi i Luftës së Kosovës u është premtuar hapja e Urës së Ibrit për automjetet, por deri tani nuk është bërë asgjë. Dhe shumica janë skeptikë, nëse kjo do ndryshohet ndonjëherë,” përcjell Express.

Edhepse Kosova është e pavarur nga 2008, pjesa veriore e saj mbetet si një art i vendit të askujt dhe si një njollë e zezë.

Shpresë për të ardhmen

Interesante se media gjermane në fund tregon një hije shprese për bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve, ku merret historia e 47 vjeçares Marija Novakovic. Pas luftës ajo ka ikur në Serbi, por me shpresë se do kthehet në vendlindjen e saj – Prishtinë. Bile për këtë edhe nuk e kishte shitur shtëpinë. Para disa javëve, ajo tashmë ka kthyer në Prishtinë.

“Për mua ishte çdoherë e qartë se do riktheja në Prishtinë. Djali im i parë ka lindur këtu dhe po këtu kam gjetur burrin tim. Para 15 viteve mendonim se është rrezik, që serbët të rikthehen në Kosovë, por unë sot them: fqinjët e mi shqiptarë në Prishtinë më kanë mirëpritur shoqërisht dhe disat i njoh prej më përpara. U përqafuam dhe qamë. Prishtina – është akoma qyteti im, ka ndryshuar shumë, por shpirti i qytetit është i njëjti si përpara”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img