Shefi i diplomacisë së Togos, Robert Dussey, gjatë një deklarate të fundit ka thënë se tërheqja e njohjes për Kosovën është “përfundimtare”.
Por, tash po del se e ka revokuar përnjëmend këtë qëndrim.
“Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, atë uniken. Më vjen mirë që e përmendët tërheqjen e njohjes së Kosovës, ajo tërheqje është përfundimtare,” – është shprehur Dussey.
Ai shtoi se 54 shtetet afrikane përbënin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së, duke u ankuar se diplomacia serbe për një moment ishte larguar nga Afrika për t’u rikthyer sërish përmes Ivica Daçiq.E ky i fundit ndërkohë shtoi se pas vizitës së tij në këtë shtet, Togoja kishte vendosur të tërhiqte njohjen e Kosovës.
Në anën tjetër, presidenti serb u shpreh i kënaqur me viziten e ministrit Dussey.
“Serbia është e përkushtuar për të nxitur marrëdhëniet më të mira me vendet afrikane, bazuar në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë”, theksoi Presidenti Vuçiç dhe i kërkoi ministrit Dussey t’i bëjë një ftesë Presidentit të Republikës së Togos për të vizituar këtë vend.