Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar të mërkurën pasdite se i ka praqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Mediet ndërkombëtare i dhanë jehonë këtij lajmi duke raportuar shumë mori prej tyre.
The Washington Post, i kushton një artikull kësaj ngjarjeje duke shkruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për krime lufte përpara takimit të planfikuar në Shtëpinë e Bardhë.
Mediumi britanik BBC, thekson se Presidenti i Kosovës Thaçi akuzohet për krime lufte nga Haga.
The Guardian shkruan se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohet për krime lufte, duke shtuar se ky i fundit dhe disa të tjerë janë përgjegjës për 100 vrasje.
The New York Times, shkruan se Presidenti i Kosovës dhe nëntë ish-luftëtarë të tjerë janë akuzuar për krime lufte.
Në mesin e këtyre medieve janë edhe Associated Press, Reuters, dhe Deutsche Welle. Reuters shkroi në titull se “Prokurori për krime lufte paraqet aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës.