Site icon PrishtinaPress

Mediat zvicerane: Kosovarët sjellin virusin me vete nga pushimet në vendlindje

E përditshmja zvicerane BLICK, në një artikull të publikuar sot ka kritikuar diasporën kosovare që jeton në Zvicër, për bartje sipas tyre të virusit nga Kosova në shtetin helvetik, transmeton Insajderi.

BLICK ka publikuar gjatë ditës së sotme një artikull, ku thuhet se kosovarët janë duke sjellur virusin nga Kosova, vend ku janë duke kaluar pushimet në Zvicër, duke qenë se vetëm 10% e popullsisë së Kosovës kanë marrë dy vaksinat.

“Siç raporton “NZZ”, udhëtarët nuk janë të infektuar vetëm në destinacionet klasike të pushimeve, por gjithnjë e më shumë edhe në Kosovë. Për shkak se shumë kosovarë e përdorën këtë verë për të vizituar më në fund miqtë dhe familjen përsëri në shtëpi – në udhëtimin e tyre të kthimit, disa prej tyre e sjellin virusin në Zvicër. Një arsye për këtë ka të ngjarë të jetë shkalla e ulët e vaksinimit në Ballkan: Më pak se dhjetë përqind e popullsisë vaksinohen dyfish kundër virusit” – shkruan sot Blick.

Numri i shtuar i rasteve është gjithashtu i dukshëm në shtrimet në spitale. Kjo është rritur gjashtëfish që nga 14 korriku. Me 63 shtrime në spital, megjithatë, ata janë ende shumë larg numrave në dimër – në atë kohë kishte mbi 500 pacientë me korona herë pas here në repartet e spitalit të Cyrihut.

Exit mobile version