Xavi ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona dhe tashmë mediat kanë filluar të aludojnë për teknikun e ardhshëm.
Sipas raportimeve të orëve të fundit nga mediat spanjolle, thuhet se Arteta do të jetë trajneri i ri i katalanasve nga sezoni i ardhshëm.
Pas këtyre zërave, ka qenë tekniku spanjoll i cili i ka hedhur poshtë dhe duke i cilësuar si “Fake News”.
“Nuk e di nga vjen ky lajm. Është totalisht i rremë. Jam shumë i mërzitur për këtë gjë, nuk mund ta besoja. Asnjë burim, asgjë. Unë jam shumë mirë tek Arsenali, do të vazhdoj këtu, jam në vendin e duhur”, është shprehur Mikel Arteta.