Barcelona po planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në ekip për sezonin 2022/23.
Gjiganti katalunas po mendon t’i shesë disa nga lojtarët aktualë për t’ua hapur rrugën prurjeve të reja.
E njëri prej atyre që mund t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga “Camp Nou” është edhe Frenkie De Jong.
Mesfushori holandez nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive dhe është në listën e transfereve të “Blaugrana”.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.
E në ndërkohë, Barça thuhet se e ka gjetur pasardhësin e tij.
Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, trajneri Xavi Hernandez e ka zgjedhur Bernardo Silvan si pasues të ish-futbollistit të Ajaxit.
Kjo pasi trajnerin katalunas nuk po e bind sa duhet Carlos Soler për ta sjell në Kataluni.
De Jong, nga ana e tij, mund të përfundojë në Manchester United gjatë verës që po vjen.