1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Mediat solidarizohen me Klan Kosovën duke e vendosur në ekran moton “Demokracia vdes në errësirë”

Mediat janë solidarizuar me Klan Kosovën, pasi Ministria e Tregtisë vendosi që këtij mediumi t’ia pezullonte certifikatën e biznesit.

Forma me të cilën janë solidarizuar këto televizione është duke vendosur në ekren për 5 minuta moton “Demokracia vdes në errësirë“.

Për këtë ka treguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Në shenjë solidarizimi me kolegët e Klan Kosova, pas vendimit të MINT për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi, disa nga mediet kryesore në vend: RTV Dukagjini, T7, RTV21, Kanal10, sonte në orën 20:00, kanë vendosur për pesë minuta në ekranet e tyre moton “Demokracia vdes në errësirë! #betejaemedias”.

Për këtë rast kanë reaguar edhe Bashkimi Evropian dhe ambasadorët e QUINT’it.

“Të shqetësuar për vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, janë shprehur edhe organizatat e ndryshme të lirisë së medias në botë, Bashkimi Evropian, dhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë”, thuhet në deklaratën e AGK-së.

“AGK-ja, bën thirrje që të gjitha palët e përfshira t’i japin kohë procesit të kompletimit të dokumentacionit të Klan Kosovës për KPM-në”, mbaron deklarata. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img