Mediat shpifën nga Bekim Haxhiut, nuk e sulmoi askënd, por e qetësoi nipin e tij

137
Advertisement

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve të disa mediave se ai kinse sulmoi zyrtarët e Ferronikelit gjatë një ndeshje futbolli mes këtij ekipi dhe Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Advertisement

Deputeti Haxhiu ka sqaruar se ka evituar një përleshje mes tifozëve dhe zyrtarëve të Feronikilit, dhe e vërteta është se personi në foto ëhstë djali i vëllait të tij të cilin Haxhiu shihet teksa e qetëson dhe qorton që të mos bie pre e provokimeve.

“Për ata që deshirojnë ta kuptojnë të vertetën, në vidoen e shperndarë pas lojës Mitrovica-Feronikeli, personi që unë e ndaloj dhe e qetësoj ështe djali i vëllaut tim i cili u provokua nga disa zyrtarë të Feronikelit” – shkruan Haxhiu.

Ai po ashtu ka paralajmëruar padi ndaj të gjitha atyre mediave nëse nuk tërheqin dezinformatat dhe shpifjet dhe të kërkojnë falje publike.

Ky është postimi i plotë i Haxhiut në facebook:

E kam thënë edhe më parë, e fatkeqësisht po duhet ta përsëris, se për plasimit të shpifjeve tek ne të rreshtojnë ku kanë synim, të paragjykojnë apo edhe të bëjnë anëtar të kryesisë të cilit klub duan.

Edhe pse unë i ndodhur si shikues në ndeshjen e futbollit dhe jam përpjekur ta evitojë eskalimin e situatës mes tifozëve dhe zyrtarëve të Klubit të Feronikelit, disa media e keqinterpretojnë dhe me atakojnë se i kam sulmuar zyrtarët e Feronikelit. E vërteta është se personi ne video është djali i vëllaut tim, i cili u provokua e u sha nga zyrtarët e Feronikelit dhe unë e kam qetësuar dhe qortuar djalin e vëllaut që të mos bie pre e provokimeve.

Mediat apo portalet që dezinformuan se unë i kam sulmuar zyrtarët e Feronikelit padyshim që do ti padisë për shpifje, sepse fillimisht është dashur të më kontaktojnë dhe pyesin si ka qenë e vërteta. Pra, unë e kam evituar konfliktin, dhe nuk e kam shkaktuar e as sulmuar askënd.
Për ata që deshirojnë ta kuptojnë të vertetën, në vidoen e shperndarë pas lojës Mitrovica-Feronikeli, personi që unë e ndaloj dhe e qetësoj ështe djali i vëllaut tim i cili u provokua nga disa zyrtarë të Feronikelit.

Po i pyes të gjithë që me apostrofuan dje duke dezinformuar opinioni, si është dashtë të veproj, ta kthej shpinën dhe të lejoj djalin e vëllaut tim dhe tifozët mitrovicas që para syve të mi të përleshen me zyrtarët e klubit Feronikeli!?
Boll ma me rrena e dezinoformata. Megjithatë, unë me të gjithë ata që shpifën do të takohem në gjyq.

Prandaj i ftoj mediat që t’i dematojnë dezinformata që i plasuan dhe të më kërkojnë falje publike ne lidhje me gjoja perleshjen pas lojës Mitrovica – Feronikeli në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, që djalin e vellaut tim e prezantuan si zyrtar të Feronikelit.

Të gjitha ato portale dhe media që kanë dezinformuar, nëse nuk e dematojnë shpifjen e bërë duke e prezantuar djalin e vellaut tim si zyrtar te Feronikelit, nëse nuk kërkojnë falje publike do të përballen në Gjykatë për shpifje.

Për fund, mos lejimi i djalit të vëllaut tim në përleshje, në konflikt është obligim familjar dhe njerëzor i imi, besoj do të duhej të ishte i çdo njeriu normal.

Me respekt,
Bekim Haxhiu

PostAdssFotoja e reklamës