1.9 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Mediat serbe, Vulin shfaqet në Lindjen e Mesme tre ditë pas sulmit terrorist në Banjskë

Drejtori i BIA-së serbe, Aleksandër Vulin ndodhet në Jerusalem raporton Nova.rs.

Sipas mediumit serb, Vulin është duke qëndruar për pelegrinazh në Jerusalem.

Burimet e Nova.rs tregojnë se ai ndodhet në Kishën e Varrit të Shenjtë, i shoqëruar nga sigurimi i tij.

“Ata i ndaluan të gjithë pelegrinët që ai të hynte përmes linjës”. Ka qenë rreth 20 minuta aty dhe është larguar”, shpjegon bashkëbiseduesi mediumit serb.

Vizita e Vulinit në Jerusalem ka ndodhur tri ditë pasi një grup i organizuar terrorist serb vrau një polic të Kosovës. Bëhet fjalë për rreshterin Afrim Bunjaku.

Në ndërkohë gjatë të shtënave me armë nga Policia e Kosovës, u vranë edhe tre terroristë të këtij grupi.

E ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla publikoi sot fotografinë e njërit prej terroristëve të vrarë e që tha se është roje e Vulinit.

Bëhet fjalë për Bojan Mijailoviq.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka thënë Sveçla. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img