Televizioni Shtetëror i Serbisë po raporton se janë arrestuar tre policë kosovar të njësisë speciale. Arrestimi sipas tyre ka ndodhur nga autoritetet serbe.
Për këtë veprim është njoftuar urgjentisht kreu i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.
Mediat serbe raportojnë se Vuçiq është nisur drejt presidencës pas një takimi që kishte në Ambasadën Ruse.