-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mediat serbe: “Shuplaka” e Mustafës për Thaçin, nuk ka ushtri pa Amerikën

Pas raportimeve se kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Ushtria e Kosovës bëhet vetëm në bashkëpunim me NATO-n dhe SHBA-të, mediat serbe janë “turrur” për ta dhënë shpejt këtë lajm.

Mediat në Beograd jo vetëm që kanë raportuar për atë që Mustafa e ka thënë sot në Podujevë, por kanë komentuar se kjo është “shuplakë” për Thaçin.

“’Shuplaka’ e Mustafës për Thaçin: Nuk ka ushtri pa SHBA-të”, është titulli kryesor në mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Problemin e ushtrisë do ta zgjidhim, por këtë do ta bëjmë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në përvjetorin e Lidhjes Demokratike në Podujevë.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kemi bërë këtë shtet që e kemi dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i ndërtojmë edhe institucionet e ardhshme të Republikës së Kosovës. SHBA-të e përkrahin themelimin e Ushtrisë së Kosovës, por kërkojnë që ky themelim i Ushtrisë së Kosovës të bëhet në bashkëpunim dhe në bashkërenditje me ta”, ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img