2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Mediat serbe shpifin për vrasjen e Ivanoviqit, përmendin edhe emrin e Kadri Veselit

Vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare SDP në veri të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq vazhdon të mbetet një mister, derisa për këtë rast janë intervistuar shumë persona dhe janë arrestuar disa të tjerë.

Mediumi serb ‘Ekspres’ sot ka publikuar një shpifje në lidhje me vrasjen e Ivanoviq më 16 janar në veri të Mitrovicës, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumit, vrasësi i Ivanoviqit ka arritur nga shtetet perëndimore përmes Malit të Zi, e për çka është ndihmuar nga njerëzit e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

‘Ekspres’ shkruan se paratë i ka siguruar Ismet Osmani i njohur si Curri dhe partneri i tij, Nexhmedin Zeka me nofkën Luli.

Në momentin kur kanë dyshuar që Ismet Osmani po bashkëpunon me shërbimet sekrete serbe lidhur me hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, atëherë Prishtina zyrtare e ka arrestuar atë.

Sipas titullit të këtij raportimi, vrasja e Oliver Ivanoviqit në janar të vitit të kaluar ka kushtuar 90 mijë euro.

“Informacioni i siguruar nga shërbimet serbe të sigurisë tregon se një vrasës nga jashtë është angazhuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, i cili erdhi në Kosovë përmes Malit të Zi. Vrasja e Ivanoviqit u krye me mbështetjen e plotë logjistike të anëtarëve të SHIK-ut. Për këtë veprim, janë paguar 90,000 euro “, thotë një burim i mediumit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img