1.7 C
Pristina
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

spot_img

Mediat serbe raportojnë se anëtarësimi i Kosovës në KiE është hequr nga rendi i ditës

Mediat serbe po raportojnë se është e pasigurt nëse çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e Këshillit të Evropës.

Sipas raportimeve atje, misioni serb në Strasburg i ka thënë RTS-it se Beogradi ka arritur ta parandalojë kërkesën zyrtare për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës me përpjekje intensive diplomatike.

“Por se procedurat janë të tilla që nuk do të dihet deri në momentin e fundit nëse sot diskutojeni”.

“Për momentin, Serbia ka arritur të bindë shumicën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KE) se kërkesa e Prishtinës për pranim në KE nuk duhet të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave, tha ambasadori në Misionin e Serbia në KiE Aleksandra Gjuroviq”, thuhet në shkrimin e Tanjugut, transmeton Klankosova.tv .

Kërkesën zyrtare për pranim në Këshillin e Evropës, Kosova e ka dorëzuar në mes të majit dhe për këtë është dashur të diskutohet sot në Komitetin e Ministrave të Këshillit/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img