Site icon PrishtinaPress

Mediat serbe: Policia e Kosovës bastisë shtëpitë e ish-pjesëtarëve serbë të FSK-së

Mediat serbe raportojnë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës sot kanë bastisë ambientet e Qendrës kulturore dhe arsimore ‘Bozhidar Mitrovic Sandor’ në Shillovë të Gjilanit.

Disa dëshmitarë i kanë thënë Televizionit Publik serb se njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisë këtë mëngjes shtëpitë e shefave të distrikteve dhe drejtorin e Shërbimit të Punësimit, transmeton lajmi.net.

RTV Puls në Shillovë raporton se njësia speciale ka kërkuar shtëpitë e ish-anëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës të përkatësisë etnike serbe të cilët e kanë lënë shërbimin.

Sipas mediave serbe gazetarëve iu ka ndaluar të regjistrojnë ngjarjet duke shtuar se operacioni ka zgjatur rreth gjashtë orë.

Aksionin e Policisë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha i cili ka thënë se për detaje tjera do të njoftohemi përmes një komunikate duke shtuar se ka spekulime nga mediat serbe rreth aksionit.

Exit mobile version