Site icon PrishtinaPress

Mediat serbe: Përkrahësi i madh i Kosovës, shefi i ri i Zyrës së BE-së në Serbi

“Rikthim i madh në Serbi!”. Kështu shkruajnë sot mediat beogradase, të cilat raportojnë se u është thënë nga kabineti i shefit të Bashkimit Evropian në Serbi, britanikut Michael Davenport, se ky i fundit “është dashur që të ndërprejë mandatin e tij në Serbi për shkak se do të marrë një post të ri”. Ndërkaq, në vend të tij do të emërohet Jellko Kacin.
Diplomati slloven, shkruajnë mediat në Serbi, nga viti 2006 deri më 2014 ka qenë raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe në atë periudhë shpeshherë ka hyrë në konflikt me qeveritë në Beograd për shkak të, siç pohojnë këto të përditshme, deklaratave të tij të pamatura në lidhje me efikasitetin e kreëreve shtetërorë serbë, Kosovës, Kishës Ortodokse Serbe…

Në një deklaratë për mediat serbe, Kacin nuk ka dashur të konfirmojë e as të mohojë deklaratat e zyrtarëve të ndryshëm se së shpejti do të shkojë në Beograd.

“Ende nuk mund nuk të komentoj atë. Së pari duhet pritur se çfarë do të ndodhë me Michael Davenport. Mua askush asgjë nuk më ka ofruar”, ka thënë Kacin, i cili në një vit e gjysmë të fundit e ka kryer detyrën e ambasadorit të Sllovenisë në NATO.

Nga ana tjetër, kryeministri serb, Alleksandar Vuçiq, deklaroi se pret një raporte normale dhe të hapura me shefin e ardhshëm të BE-së në Serbi.

“Pres bashkëpunim të mirë në të ardhmen. Serbia është në rrugën e saj evropiane dhe gjithsesi do të vazhdojë këtë rrugëtim. Kjo është e rëndësishme për në edhe për shkak të investimeve të reja, sepse pa këtë rrugëtim investimet nuk do të mund të jetësohen”, theksoi Vuçiq.

Siç ka thënë Vuçiq, sado të jetë e vështirë të dëgjojmë vlerësime të caktuara nga BE-ja, e nganjëherë edhe trysni rreth çështjes së Kosovës, ne duhet ta bëjmë këtë sepse kështu sigurojmë vende pune dhe të ardhmen tonë.

“Pra, kështu e ndërrojmë veten në mënyrë që të mund të jemi pjesë e shoqërisë demokratike të cilës dëshirojmë t’i përkasim”, u shpreh Vuçiq.

Ndërkaq, analisti serb Dragomir Angjellkoviq paralajmëroi se nuk do të ishte mirë nëse BE-ja vërtet do të përcaktohet për Kacinin si zëvendësues i Davenportit.

“Për ne kjo gjithsesi nuk do të ishte e mirë, sepse kështu për ne do të bëhet keq e më keq. Davenport nuk ka qenë në favorin tonë, por së paku nuk ka qenë një lobues i shqiptarëve, siç është Kacin. Nëse nga Brukseli vërtet na dërgojnë Kacinin, mendoj se kjo është një porosi e qartë se ata nuk na duan në BE, pavarësisht nga deklaratat e tyre të mëvonshme”, ka thënë Angjellkoviq.

Mediat në Beograd shkruajnë se dy vjet më parë emri i Kacinit ishte përmendur në kontekst të Shefit të delegacionit të BE-së në Bosjë e Hercegovinë, por që zyrtarë në Banja Luka kishin kundërshtuar ashpër këtë mundësi, dhe se kjo “kishte dështuar”.

Këto janë disa nga deklaratat e Jellko Kacinit për të cilat mediat në Serbi e rikujtojnë opinionin.

Exit mobile version