Site icon PrishtinaPress

Mediat serbe: Nikolic sfidon Vucicin, planifikon të garojë për postin e Presidentit

Nga e njejta parti, me ambicie të njejta. Nikolic dhe Vucic dëshirojnë që të kandidojnë ndaras dhe kundër njëri tjetrit për president të Serbisë

Presidenti i tanishëm i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka vendosur të kandidojë për president të Serbisë.

Partia progresive Serbe ka vendosur unanimisht që Aleksandar Vucic është kandidati presidencial i kësaj partie , bëjnë të ditur burime të N1, transmeton gazetametro.net.

“Kryetari i partisë progresive Serbe, Aleksandar Vucic do të vazhdojë bisedimet me presidentin aktual të Serbisë, Tomislav Nikolic dhe do të përpiqet të japë gjithçka për bashkimin kombëtar të Republikës Serbe, në mënyrë që Serbia të mbrohet kundër armiqëve të saj dhe të sigurojë të ardhme të mirë”

Nikolic tha se nuk ishte i befasuar nga vota unanime e Partisë progresive serbe, që Aleksandar Vucic të jetë kandidati i tyre për president.

Exit mobile version