Site icon PrishtinaPress

Mediat serbe: Ambasadorët e Kuintit ultimatum 24 orësh Vuçiqit për heqjen e barrikadave

Siç raportojnë mediat serbe, ambasadorët e vendeve të Kuintit i kanë dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që serbët në veri të Kosovës t’i heqin barrikadat brenda 24 orëve.

Sipas informacioneve jozyrtare, ambasadorët e Kuintit të dielën në mbrëmje i kanë dërguar ultimatum Vuçiqit që brenda 24 orëve të largohen barrikadat.

Kjo ka bërë që në orët e vona të së dielës të mbahej një takim urgjent mes Vuçiqit, kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe./Prishtinapress/

Exit mobile version