Sputnik për këtë çështje ka bërë një intervistë me Ambasadorin e Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq.
“Edhe nëse Papa Françesku udhëton për në Prishtinë, gjë që unë e vë në dyshim, sepse nga këndvështrimi ndërkombëtar Kosova vazhdon të mbetet pjesë e Serbisë, kjo nuk do të thoshte se Vatikani po e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë Tanaskoviq për Sputnik.
Këto lajme, rreth ofrimit të parave Vatikanit, kanë filluar pasi që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se Papa e ka ndërmend të bëjë një vizitë në Kosovë dhe “ta njoh realitetin e ri në Ballkan”.
Por, Tanaskoviq thotë për Sputnik se këto deklarata të Thaçit nuk duhet të merren seriozisht.
Madje serbi, deklaron se shqiptarët kanë përdorur shenjtërimin e Nënës Terezë për të “prezantuar fytyrën e vet në Vatikan”.
Sputnik shkruan se 10 milionët do t’u jepeshin njerëzve të afërt të Papës, që më pas ata të lobonin tek ai për njohjen e Kosovës, njofton Klan Kosova.