Site icon PrishtinaPress

Mediat në Veri: Aksioni i Policisë ndodhi në një sallon flokësh, nga aty nxorrën një person

Policia e Kosovës ka zhvilluar para pak çastesh një aksion në Mitrovicën e Veriut. Burimet e Gazetës Express kanë bërë të ditur se është kapur një prej drejtuesve të asaj që njihet si mbrojtja civile.

Ndërkohë KoSSev ka dhënë detaje lidhur me këtë arrestim. Siç raporton ky medium, aksioni i Policisë së Kosovës ka ndodhur në rrugën “Krajl Petra” .

Sipas dëshmitarëve okularë, shkruan KoSSev, policia ka hyrë në një sallon flokësh dhe e kanë nxjerrë një preson nga aty.

Përgjatë aksionit të Policisë, është lëshuar alarmi në qytet ndërkohë që serbët janë parë teksa grumbullohen./Express/

 

Exit mobile version