Kampionia e dyfishtë botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi, do ta bartë flamurin e Kosovës dhe ëndrrën e saj për të fituar një medalje të artë në Lojërat e para Olimpike në Rio, shkruan France24 në një artikull dedikuar pranim-dorëzimit të flamurit të Kosovës të Majlinda Kelmendi nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kampionia në peshën 52 kg udhëheqë ekipin prej tetë atletëve të Kosovës në Rio, shkruan ky medium francez, pas njohjes së Kosovës nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik në vitin 2014, transmeton lajmi.net.
Presidenti Hashim Thaçi vendosi fotografinë e Majlinda Kelmendit, flamurin e Kosovës dhe logon e saj në këto Lojëra Olimpike në sfondin e llogarisë së tij në Twitter.
“Ne mund të fitojmë medalje të artë, mund edhe të mos e fitojmë atë, por edhe ashtu jemi heronj”, ka shkruar ai në Twitter për krenarinë kombëtare, vazhdimisht në rritje.
Që nga debutimi i saj ndërkombëtar në vitin 2011, Kelmendi është e pamposhtur nga viti 2013. “Kjo vajzë është një makinë”, kishte thënë Priscilla Gneto nga Franca, pasi të ketë humbur nga Kelmendi në finalen evropiane në prill.
Megjithatë, Kelmendi i siguroi mediet lokale se “kësaj radhe ajo dëshiron të fitojë një medalje”.
Ylli i xhudos kishte përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Londër në vitin 2012, meqë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e kishte njohur akoma Kosovën.
Kelmendi thotë se ajo ka zgjedhë të përfaqësojë Kosovën, sepse dëshiron t’i tregojë botës se Kosova nuk është vetëm një vend i vogël me një histori lufte.
“Dua të tregoj anën tonë të mirë, ku të rinjtë e Kosovës bëjnë sport dhe demonstrojnë se mund të fitojnë dhe të jenë kreativë”.
I njëjti artikull i publikuar nga France24 është publikuar edhe nga mediet e tjera franceze, si New Straits Times, Sports Yahoo, etj.
Mediat ndërkombëtare: Ylli i xhudos bartë shpresën e Kosovës për medalje në Rio
Kampionia në peshën 52 kg udhëheqë ekipin prej tetë atletëve të Kosovës në Rio, shkruan ky medium francez, pas njohjes së Kosovës nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik në vitin 2014, transmeton lajmi.net.