1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zgjedhjet në Shqipëri: Rezultati i ngushtë, procesi i votimit u zhvillua qetësisht

Rezultatet paraprake tregojnë socialistët në krye, është titulli i Washington Post që i referohet disa sondazheve të zhvilluara në vend. Megjithatë, sipas medias prestigjioze është ende e paqartë nëse socialistët do të sigurojnë 71 mandatet për të qeverisur të vetëm.

Washington Post e vë theksin te pjesëmarrja e lartë, dhe fakti se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht të qeta.

“Zgjedhjet e 10 parlamentare pas rënies së komunizmit konsiderohen si vendimtare për aspiratat e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE”,thuhet në artikull.

Socialistët prijnë me diferencë të ngushtë, shkruan Deutsche Welle. Media kujton se zgjedhjet e së dielës u zhvilluan pas një fushate të ashpër dhe incidenteve të dhunshme mes mbështetësve të partive rivale për shkak të frustrimit me politikën dhe ekonominë në vend, siç thuhet.

“Partia Socialiste projektohet si fituese”, është titulli i Reuters që po ashtu citon sondazhet në vend.

“Shqipëria, ka një histori të dhunës dhe manipulimeve gjatë zgjedhjeve në tri dekada pas përmbysjes së komunizmit, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve.

Euroactive e vendos theksin te deklaratat për fitore të të dyja partive kryesore, edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të duhet dy ditë për të mësuar rezultatin.

Rrjeti paneuropian, shkruan se pavarësisht fushatës përçarëse, vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se procesi i votimi ishte zhvilluar pa problematika të mëdha. Edhe Al Jazeera ndalet te mbarëvajtja pa incidente e votimit, në një vend ku siç thotë dhuna ka shënjuar vazhdimisht zgjedhjet.

Italiania Corriere Della Sera shkruan se Partia Socialiste dhe ajo Demokrate janë kokë më kokë dhe parlamenti mund të ndahet përgjysmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img