Mediat kroate i kanë thurur lavde përfaqësueses së Kosovës, e cila nxori një barazim në ndeshjen historike ndaj Finlandës.
Ekipi i Albert Bunjakut ka luajtur baras (1:1) me Finlandën, në ndeshjen e parë të Grupi 1, në kuadër të kualifikimeve të Botërorit 2018.
Kurse, sipas mediave kroate ekipi kosovar e ka merituar fitoren në këtë takim. “Kosova shkruan historinë, ne Finlandë fituan piken e pare, por merituan 3 piket”, shkruan Index.hr:
Kurse, Jutarnji shkruan: “Sukses historik i Kosovës, si mysafir të Finlandës morën 1 pikë”, përcjell Express.
Ndërsa, Večernji List ka përmendur një fakt tjetër nga takimi Finlandë – Kosovë: “Dy Gjermanë, një norvegjez, një zviceran dhe një suedez luajnë për Kosovën”.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.