Sipas raporteve, kryeministri holandez në largim Mark Rutte do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s.
Gazeta holandeze e lajmeve NOS citoi burime të thoshin se Rutte do të zëvendësojë Jens Stoltenberg kur të japë dorëheqjen në tetor.
Stoltenberg mbështeti 57-vjeçarin, duke thënë se ai ishte një “kandidat shumë i fortë” për këtë detyrë.
ShBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Sllovakia, Hungaria dhe Gjermania kanë mbështetur publikisht Rutte si pasardhësin e Stoltenberg.
Rumania nuk i ka dhënë ende dritën jeshile. NATO i merr vendimet me konsensus, kështu që çdo kandidat ka nevojë për mbështetjen e të 32 aleatëve, shkruan Skynews