-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Mediat gjermane: Kosova në offside!

Kurti humb mbështetjen e perëndimorëve, një analist shpjegon pse frika e qeverisë së Kosovës nuk është edhe aq pa bazë. Mediat gjermanishtfolëse i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj me titull “Kosova në offside” shkruan për historinë e gjatë të konfrontimit që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me aleatët perëndimorë dhe konstaton, se realisht bëhet fjalë për një kokëfortësi që e dëmton Kosovën, me gjasa për një kohë të gjatë.

“Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën. Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan. Dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës”, analizon Reinhard Veser në gazetën gjermane.

Ndërsa gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull me titullin “BE vendos sanksione kundër Kosovës”, shkruhet se Brukseli po e shtrëngon vidën për Kosovën që i qëndron palëkundur qëndrimit të saj të fortë.

“Brukseli dhe Uashingtoni zemërohen që Kurti në konfliktin për veriun e Kosovës ndjek agjendën e tij… Menaxherët perëndimorë të krizës e dinë mirë se me çdo ditë rritet rreziku i shkallëzimit. Me masat e tyre ata duan ta vendosin Kurtin në një presion të madh që të organizojë zgjedhje në veri dhe të paraqesë propozimin për themelimin e Asociacionit pjesërisht autonom. Por Kurti njihet për atë që nuk i ikën konfrontimit. Por ai nuk mund t’i qëndrojë gjatë pa bërë gjë kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli- Prishtina është në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike e varur nga perëndimi”.

Ndërsa në një analizë të historianit për Evropën Juglindore, Oliver Jens Schmitt në radion gjermane “Deutschlandfunk Kultur”, theksohet pse pala kosovare nuk pranon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Qeveria kosovare i trembet, dhe jo aq pa të drejtë, se këtu do krijohej një lloj shteti serb paralel në territorin e shtetit kosovar, që komandohet nga Beogradi dhe vërtet është kështu që pjesë të mëdha të politikës së serbëve të Kosovës, sot komandohen drejtpërdrejt nga Beogradi… Vuçiqi një nga protagonistët kryesorë të një politike ruse dhe politike kineze në rajon, përmes rritjes së tensioneve në Kosovë tani forcohet nga perëndimi, në vend që të mbështeten forcat demokratike në Serbi”.

Kurse platforma “Euroactiv” i kushton vëmendje deklaratës së presidentes sllovene, Natasha Pirc Musar për më shumë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. “Dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur situatat e rënda. Natyrisht këtë duhet ta bëjnë të dyja palët, dhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të detyrës”, tha Natasha Pirc Musar që bëri të ditur, se do të vizitojë Kosovën në tetor të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img