Balkaneu.com shkruan se Engel ka folur në lidhje me politikat e SHBA-së për Kosovën gjatë një takimi të këtij Komiteti.
“Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, z kryetar, por edhe pse ka qenë një vend i lirë dhe i pavarur për nëntë vjet, Kosova ende nuk ka një ushtri. Kjo është një e drejtë sovrane. Kosova ka një Forcë të Sigurisë me armë të lehta, ndërsa ushtria ruse është duke e furnizuar me armë Serbinë “, ka thënë Engel.
Sipas tyre, Engel ka thënë se Kosova është duke e kërkuar atë që çdo vend tjetër në botë e kërkon: një ushtri.
“Çfarë po bëjmë?” – ka pyetur Engel kongresin amerikan.
“Ne jemi duke kritikuar dhe duke bërë kërcënime diplomatike. Ne jemi duke e bërë të qartë se ne nuk e mbështesim Kosovën për ushtrinë e vet tani. Kjo është absurde dhe ky pozicion duhet të ndryshojë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Engel.