0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mediat e huaja humor me Shqipërinë: Ky shtet s’ka kandidatë për president

Shpesh jemi mësuar të lexojmë tituj ‘peshkues të klikimeve’ në mediat shqiptare, si për shembull “Ky shtet e bën rrogën minimale 10 mijë euro” apo “Në këtë shtet java ka 6 ditë pushim”.

Por këtë herë janë mediat e huaja që përdorin këtë metodë. Të habitur nga fakti se në vendin tonë është djegur raundi i dytë për president, pa asnjë kandidaturë për postin e kreut të shtetit, mediat e huaja, duke cituar AFP, shkruajnë për ngërçin politik në Shqipëri.

“Askush nuk do? Ky shtet nuk zgjedh dot presidentin e ri se nuk ka kandidatë”, shkruan RT në vesrionin spanjoll. Sot Parlamenti shqiptar dështoi të votonte kandidaturat për president për shkak se nuk ka ende të tilla. Mazhoranca e quan mungesën e kandidaturave si lëvizje për t’i dhënë kohë opozitës të bëhet pjesë e procesit për zgjedhjen e një presidenti gjithëpërfshirës dhe me konsensus. Tashmë kanë mbetur edhe tre raunde, por fati i zgjedhjes së presidentit të ri është ende i paqartë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img